Friday, January 25, 2013

Të mos presim me sytë nga qielli



Nё shkollё e nё jetё, shumё herё u jemi rikthyer paraardhёsve tanё, sepse na pёlqen tё shikojmё veten nё atё pasqyrё qё kanё vendosur para, ku duhet tё shohim gjendjen tonё e të bëjmë edhe krahasime. Nuk i kemi dёgjuar kurrё zёrat e tyre, por janё ata, tek tё cilёt ne kemi mё shumё besim. Shoqёria jonё, edhe pse e kёrcёnuar psikologjikisht e ekonomikisht, pёrsёri i hedh sytё nga politikanёt qё e udhёheqin. Ata preferojnё tё mbushin sheshet e sallat, ku guxojnё qё me njё cinizёm tё theksuar tё kёrkojnё mbёshtetje pёr inat tё kundёrshtarёve, kinse kundёrshtarёt e kanё fajin pёr kёtё gjendje dhe jo vetё ata.

Pse ndodh gjithmonё kёshtu? Pse kjo apati e thellё mbi shpinat dhe shpirtrat tanё? Pse nuk e gjejmё ne guximin, sikurse edhe popujt e lashtё, qё kur hyjnitё e tyre nuk u pёrgjigjeshin lutjeve pёr paqe nё kohё luftёrash, pёr shira nё kohё thatёsire, pёr diell e dritё nё kohё tё zymta, guxonin e ngriheshin tё rrёzonin tempujt, ku hyjnitё strehoheshin. Jo se ne shqiptarёt nuk jemi tё aftё tё krahasohemi me ta, as se ne nuk mundemi qё tё krijojmё njё shoqёri tё konsoliduar me bazё kulturёn, tё bashkuar dhe tё solidarizuar. Pёrkundrazi! Ne pretendojmё se jemi njё popull i lashtё dhe si i tillё kemi shumё virtyte, tё cilat na bёjnё krenarё qё jemi shqiptarё. Kёsaj shoqёrie qё prej kohёsh xhiron nё vend, njё nga virtytet qё i mungon popullit tonё me histori e traditё, qё do tё shёrbente si katalizator, ёshtё ai i njohjes sё tё metave. Ёshtё virtyti, i cili do tё na bёnte tё ndiheshim tё penduar, qё tё ulnim kokёn, por dhe do ta shihnim njёri–tjetrin nё sy. Mos vallё kjo do tё ulte kryeneçёsinё qё karakterizon shqiptarin, sepse tё meta kemi tё gjithё dhe me tepricё! Them se po, por nuk do tё na bllokonte edhe mё, se do tё rriste edhe mё shumё sigurinё dhe dёshirёn pёr ndryshimet qё mezi i presim, por qё fatkeqёsisht i presim me sy nga qielli. Ёshtё njё gabim pёr vetё faktin sepse vullnetin dhe dёshirёn pёr kёtё ndryshim e kemi ne dhe jo ata që na drejtojnë. Jemi ne qё duhet tё shohim kёto tё meta dhe njёkohёsisht do tё gjejmë guximin t’i ndreqnim padrejtёsitё. Duhet tё marrim guximin qё tё zhdukim njё herё e pёrgjithmonё kёto tё meta qё na pengojnё tё bёhemi njё shoqёri e bashkuar dhe e solidarizuar. Jemi ne qё duhet ta marrim njёherё e pёrgjithmonё fatin nё duart tona dhe tё vendosim se ç’duhet tё bёjmё mё tej pёr tё mirёn tonё. Nuk duhet tё lejojmё tё tjerёt tё vendosin pёr fatet tona, por ne vetё, me ndёrgjegje dhe vetёdije tё plotё, mund t’i tregojmё vendin qё i takon kujtdo qё pёrpiqet tё marrё nёpёr kёmbё vlerat tona mё të mira.



No comments:

Post a Comment