Do të na pëlqente të gjithëve të ishim pjesë e
historisë. Do na pëlqente pa fund që emri jonë të ishte i skalitur në raftet e
librave të saj. Gjithëkush i shikon me admirim emrat e personazheve dhe aktorëve
krenar të veprave të së shkuarës, fal të cilave ne jemi këtu ku jemi dhe pa ato
nuk i dihet se ku do të ishim. Krenaria jonë buron nga karizma e personazheve
dhe karakteri i tyre i fortë dhe i papërkulshëm ndaj cdo vështirësie. Protagonizmi
i tyre bie më tepër në pah kur nuk i frikësoheshin asnjë rrethane të vështirë
pavarësisht vështirësisë që ajo mbartte, duke ruajtur në këtë mënyrë personalitetin
dhe karakterin e tyre i cili lidhej ngushtësisht me identitetin e të gjithë
atyre njerëzve që e ndiqnin në cdo hap që ato hidhnin mbi rrjeshtat e historisë
sonë. Këta protagonist na pëlqejnë shumë, aq shumë saqë imitimi i tyre është
kthyer në një modë tashmë. Të njëjtën dëshirë kishte edhe Esati. Esat Skrapari është
djali tek i cili duam të fakusohemi pak. Ai është përfaqësuesi ideal i tipi të
sotëm të heroit modern në vendin tonë. Gjithcka filloi nga pasioni i tij. Pasionet
e Esatit ishin të këndonte, pagurja e rakisë dhe të tregonte legjenda. Zëri i
tij si bilbil e bëri të famshëm në të gjithë vendin e tij të lindjes. Dashuria që
kishte për paguren e rakisë e nxiste pa fund që të tregonte legjenda. Të gjithë
mblidheshin rreth tij për të dëgjuar historitë kur në mëhallë përhapej fjala se
Esati e kishte tharë paguren e tij. Aq magjepsesen pas historive të tij, sa të
gjithë u dashuruan pas tij. Esati më tepër nga dashuria për paguren se sa nga
dashuria për historinë dhe legjendat që thonte se i kishte dëgjuar nga gjyshi i
gjyshit të gjyshit të tij, tregonte përralla me mbretër dhe me trima që cdo ditë
kishin emra të ndryshëm dhe histori të njëjta. Kur e pyesnin Esatin se historinë
e sotme e kishte treguar dje me personazhe të tjerë, ai zemërohej dhe akuzonte
dëgjuesit se ishin të paaftë dhe nuk kuptonin atë që duhet të kutponin dhe atë që
nuk duhet të kuptonin. Për Esatin ata duhet thjeshtë të dëgjonin dhe kaq
mjaftonte që ata të ishin mjaftueshëm të mirë dhe të zgjuar. Kjo mënyrë e
tregimit të historive nga Esati i linte shteg zënkave. Të gjithë dëgjuesit,
duke mos dashur që të mërzisnin Esatin, nuk kundërshtonin kur ai tregonte
legjendën e rradhës, por në heshtje krijonin mendimin e tyre dhe pas largimit të
Esatit vashdonin debatet se kush kishte të drejtë dhe kush gënjente me të
madhe. Aq problem u kthyen interpretimet e legjendave së Esat Skraparit sa që
fshati i tij i lindjes u dogj dy herë për shkak të sherreve dhe rrëmujave që
lindën nga keqinterpretimet. Kjo nuk i prishte punë Esatit, pasi për të nuk
kishte pengim në dashurin që kishte për paguren e rakisë. Madje pagurja i rrinte
gjithmonë plotë sepse fama e ndiqte nga pas. Cdo gjë për të ishte në rregull. Ithtarët
e tij vazhdonin sherrnajat. Ata e kishin shumë të lehtë të besonin atë që
tregonte Esati dhe shumë të vështirë të kundërshtonin mendimin e tyre më pas. Gjëma
e madhe ndodhi me vdekjen e Esatit. Askujt nuk ja priste që ky djalë i ri do t’i
linte kaq shpejt në mes të katër rrugëve dhe pa legjendat tashmë. Zhurrma e
madhe kishte marrë dhenë. Esati s’gjendej më midis tyre dhe ithtarët e tij
akuzonin njëri – tjetrin për mashtrim dhe harbutëri. Ata nuk kishin në mendje të
gjenin të vërtetën por të gjenin gënjeshtarin i cili dënohej publikisht. Tashmë
e vërteta nuk kishte më vlerë. Të vërtetën Esati e kishte marrë me vete në varrë
së bashku me paguren e tij që e dashuronte shumë.
No comments:
Post a Comment