Ç’kemi! Jam ai djali ri nga Tirana. Siç ju e keni kuptuar
nuk mё pёlqen tё tregojё emrin. Nuk besoj se ka shumё rёndёsi pasi pёr mendimin
tim mё e rёndёsishme ёshtё tё dёgjoni atё ç’ka dua tё shpreh. Kёsaj rradhe dua
t’ju flas pёr tregun e dёshtakёve, qё me sa duket kohёt e fundit ka
filluar tё mbiçmohet, pasi nga rradhёt e tij po marrim edhe mёsimet mё tё
vyera pёr ecurinё e shoqёrisё sonё. Sapo mbarova shkollёn, madje masterin
shkencor, fillova tё kёrkojё pёr punё. Ishte shumё e vёshtirё tё gjeje njё tё
tillё dhe, pas njё farё kohe, pothuajse i shuajta shpresat. Doja edhe unё, si
gjithё tё tjerёt, tё gjeja njё punё dhe tё bёja njё jetё komode. Fundja fundit
çfarё kisha unё mangut qё nuk arrija tё fitoja njё punё. S’mё besohej qё tё
tjerёt ishin mё tё aftё se unё. Fillova tё merresha me organizime dhe tё merrja
pjesё nё çdo iniciativё vullnetare si e si tё kisha mundёsi tё pasuroja CV – nё
time. Por mё kot, shpresat m’u shuan sёrish. Kuptova qё kёshtu nuk shtyhej ndaj
vendosa tё futesha nё tregun e dёshtakёve, ndoshta atje do tё kisha mё shumё
mundёsi pёr njё vend pune.
Fillova tё takohesha çdo ditё me to dhe tё bёhesha pjesё
e bisedave tё tyre. Me sa kuptova, niveli i bisedave pёr to nuk kishte shumё
rёndёsi, e rёndёsishme ishte tё justifikonin dёshtimet e tyre dhe kёtё e
arrinin duke pёrgojuar tё tjerёt. Si duket ky ishte edhe çelёsi i suksesit tё
tregut tё dёshtakёve, pёrderisa ishte njё treg nё lulёzim e sipёr. Atёherё
mendova se njё gjё e tillё nuk do tё ndikonte nё aftёsitё e mia pёr keq. U
zhyta thellё nё skutat e kёtij tregu sa qё çdo ditё e mё tepёr harroja edhe
shtёpinё time. Çdo ditё kishim njё person tё ri pёr t’a kaluar nё nivelet e
thashethemnajave tё tregut pasi vetёm nё kёtё mёnyrё mund tё ishim tё besueshёm
pёr njё masё tё gjerё blerёsish. Ditёt kalonin dhe unё fillova tё ndjehesha
komod sa harrova faktin se isha pa punё. Pas njё kohe relativisht tё shkurtёr
dhe pas famёs qё mora nё treg, arrita tё sigurojё njё blerёs tё mirё, i cili mё
mori pranё punёs sё tij. Shkoja çdo ditё nё punёn e re por nuk ndjehesha komod
nё atё ambjent. Atje gjithё se kush shikonte punёn e tij, ndёrsa unё isha
mёsuar qё gjithёsecili duhet tё shikonte punёt e tё tjerёve. Çdo ditё qё
kalonte mё bёri tё kuptojё qё blerёsi im i preferuar kishte blerё nё treg
thjeshtё njё dёshtak me parametra zero, pasi unё nuk i hyja nё punё askujt.
Shpresoj tё mos ju kem mёrzitur kёsaj rradhe! Mirё u dёgjofshim.
No comments:
Post a Comment